Ferma AB Bio në Kamenicë do t’ia paguajë pagat dhe kontributet punëtorëve të saj.
Ani pse e mbyllur prej tri javësh, kjo fermë bën të ditur se nuk do ndalojë rrogën, transmeton portali arbresh.info.
Sa të vazhdojë situata me pandeminë e koronavirusit ata thonë se do të paguajnë të gjithë punëtorët me pagë të plotë.
“AB BIO FARM vazhdon pagesën e punëtorëve dhe kontributet e tyre!
“Sot e tri jave kemi mbyllur vetëm vizitat ne fermën tone pas paraqitjes së virusit Covid-19. Në fermën tone kemi të punësuar një numër të konsiderueshëm të punëtorve.
“Ne qysh nga perhapja e Covid-19 kemi vendosur që sa kohë të zgjatë kjo pandemi do ti paguajm të gjithë punëtorët me pagë të plot.
“Si gjithmon puntorët i kam konsideruar si familjarë të cilet kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e të hyrave dhe ngritjen e kapacitetit të fermes AB BIO FARM. Miqë shpresoj së shpejti të takohemi ! Ju njoftojm se jemi dhe ne pregaditje te lokalit BIO BOUTIQUE.”, thuhet në njoftim.
Në kullotat malore te fshatit Tërstenë te Kamenicës me mbi 3 mijë Ha shtrihet ferma e parë dhe më e madhe bio në Kosovë AB BIOFARM është certifikuar për prodhimet organike sipas standardit evropian dhe është e specializuar në prodhimet e mishit, djathit, qumështit dhe shumë produkteve të tjera BIO. Ata posedojnë mbi 500 krerë Dele, Mbi 50 krerë Dhi.
Ndërkohë edhe qeveria ka njoftuar paketën e re për të ndihmuar ekonomikisht bizneset e prekura nga pandemia./arbresh.info/
Parashikimi i motit për nesër
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...