ECIKS si një nga kompanitë lidere që mbështet zhvillimin e sektorit privat, ka bërë vlerësimin e masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për të luftuar pandeminë e shkaktuar nga virusi korona COVID-19.
Reagimi i qeverisë dhe institucioneve ekonomike është krahasuar me rekomandimet për të lehtësuar gjendjen e sektorit privat, që ECIKS i ka bërë në “Dokumentin Pozicionues” të publikuar menjëherë pas konfirmimit të rasteve të para të infektimeve në Kosovë.
“Në përgjithësi, bilanci i realizimit të rekomandimeve të ECIKS është i pjesshëm. Masat e qeverisë, edhe pse të mirëseardhura dhe të domosdoshme, nuk garantojnë shmangien e një recesioni dhe të një krize sistemike të ekonomisë. Treguesit e parë të kësaj krize flasin tashmë për një ndikim shumë më të madh të saj në ekonominë vendore se sa që kishte kriza financiare e vitit 2008. ECIKS rekomandon që masat të vazhdojnë të zbatohen si të menjëhershme, në cak duke u fokusuar tek ndërmarrjet e prekura nga këto vendime – dhe të përkohshme, për aq sa masat kufizuese të jenë në fuqi (Timely, Targeted, Temporary)”, thotë kompania.
ECIKS thotë se ka monitoruar gjendjen në vazhdimësi dhe po vlerëson masat mbështetëse që janë marrë deri më tani, ndërsa mund të shqyrtojë dhe propozojë masa shtesë.
Bllokohet qarkullimi në aksin Rozhajë – Kullë
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...