Aksionet në bursat botërore shënuan sot rënie, e cila ka ndikuar edhe në rënien e valutës amerikane dhe asaj evropiane.
Në Evropë, indeksi DAX 30 i Gjermanisë ra 1.6 për qind pasdite, CAC 40 francez ra 1.3 për qind dhe FTSE 100 në Londër po ashtu shënoi rënie prej 0.7 për qind.
Wall Street është gjithashtu në minus, me sektorët e energjisë dhe kompanitë industriale që pësojnë rënien më të madhe.
Indeksi S&P 500 ra 0.4% në 2.713 pikë, Dawn Jons për 0.4 për qind në 24.733 pikë, dhe Nasdaq shënoi rënie 0.4% në 7.349 pikë.
Nafta e lehtë amerikane shënoi rënie 0.4% në 71.93 dollarë për fuçi në Nju Jork, ndërsa brendi i Detit Verior ra 0.6% në 79.06 dollarë për fuçi në Londër.
Dollari u dobësua në 110.10 jen nga 111.02 jen sa ishte dje, ndërsa euro ra në 1.1717 dollarë nga 1.1779, transmeton KosovaPress.
Në Azi, indeksi i Nikeit të Tokios ra 1.2 për qind, ndërsa Hang Sands me 1.8 për qind.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit