Dogana e Kosovës ka marrë informacionin se disa lojëra të fatit po ushtrojnë veprimtarinë pa licencë, transmeton arbresh.info.
Shtatë ekipe të zyrtarëve doganorë ndërmarrin veprimet e duhura për t’i verifikuar informatat.
Dalin në terren në lokacione të ndryshme, te Santea, Aktash, Lesna.
“Zyrtarët kanë hasur në tre aparate të palicencuara dhe në disa lojëra që janë të ndaluara në territorin e Kosovës,” shprehet zyrtari doganorë për njërin nga lokacionet, në emisionin “Dogana”.
Aty gjejnë se disa lokale të lojërave të fatit po kryejnë veprime kundërligjore.
Madje, në disa raste, hetuesit dhe zyrtarët doganorë gjejnë dëshmi të freskëta se aty po ushtrohej veprimtari e dyshimtë./arbresh.info/
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...