Oficerët doganorë të Drejtorisë rajonale të Podujevës gjatë kësaj jave kanë arritur të kapin dhe njëkohësisht të parandalojnë disa tentime për kontrabandim të mallrave të ndryshme.
Gjatë importit nga një kompani kosovare, që merret me material ndërtimor më saktësisht të blloqeve për ndërtim (tullave) kishte paraqitur për zhdoganim në Drejtorin rajonale të Podujevës ngarkesën e saj.
“Gjatë kontrollit të kësaj maune oficerët doganorë në mes të maunës kanë hasur në dy paketime, ku pas hapjes është konstatuar se janë ujëmatës të cilët me qëllim ishin futur në mes të maunës ashtu që të kontrabandohen”, thuhet në njoftimin e Doganave të Kosovës.
Sipas Doganës, fatkeqësisht në Kosovë ende ka kompani të cilat përkundër lehtësirave në të bërit biznes të cilat iu ofrohen nga institucionet e Kosovës ato ende tentojnë të përfitojë përmes kontrabandimit,
Rastet tjera të raportuara kanë qenë kryesisht me mosdeklarim të sasive të sakta gjatë importimit të mallrave të tekstilit dhe mallrave të përdorura me origjinë nga Gjermania.
Respektivisht vlera e mallrave të padeklaruara ka qenë 5.400 euro dhe 1.400 euro në rastin e dytë.
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës
Mes sulmeve të reja në Kiev, Zelenskyy do të takohet me udhë...
“Çmendet” Man Unitedi, gati ofertën 200 milionëshe për Jude ...