Agron Demi nga Instituti GAP ka kritikuar institucionet e Kosovës për pas publikimit të vendimeve për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
“Institucione që nuk e kanë fare problem me marr vendime dënuese, por nuk munden tani e pesë muaj me aprovu ligje që ndihmojnë bizneset e qytetarët”, tha ai.
Demi tha se vetëm në gjashtë mujorin e parë bizneset kanë deklarua mbi 500 milionë euro më pak fitime, shkruan Arbresh.info.
“Deri në fund të vitit kjo shifër do të kaloj një miliardëshin. E ajo pakoja 1.2 miliardëshe për rimëkëmbje ekonomike nuk është askund”, shtoi ai.
“E edhe në pandemi, kjo qeveri nuk ka hezitu me buxhetu autostradë të re ne vlerë prej 600 milionë eurosh e me aprovu deri në pesë zëvendësministra për një ministri. E për krejt këto paguajnë bizneset, që mbyllen e nuk ndihmohen”, ka shkruar Demi në profilin e tij.

Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...
De Zerbi thyen heshtjen dhe flet për aludimet se mund ta mar...