BQK pritet të marrë disa vendime për sigurimin e veturave

21:19 | 19 Shkurt 2020
Arbresh.info

Banka Qendrore e Kosovës dhe grupi “Marakli t’kerreve” kanë arritur një marrëveshje në lidhje me shtrenjtimin e sigurimit të veturave.

Në njoftimin e këtyre  të fundit thuhet se fillimisht do të ketë zbritje rreth 5%, shkruan arbresh.info.

Po ashtu aty ndër të tjera thuhet se shumë shpejtë për kalimin e  kufirit Kosovë- Maqedoni të Veriut, nuk do të ketë nevojë për karton të gjelbër.

Gjithashtu edhe diaspora pritet që shumë shpejt të lirohet nga Kartoni i Gjelbër.

“Të nderuar anëtarë të grupit tonë, pëlqyes të kësaj faqe, e mbështetës tanë.

Duke ju falënderuar edhe njëherë për mbështetjen tuaj në protestën e datës 22 nëntor të  vitit 2019 ne drejtuam disa kërkesa drejt BQK-së.

Me mbështetjen që patëm ishte e pamundur ulja e rritjes së sigurimit prej 26.6%.

Ne kemi kërkuar publikisht, që afër vetës ta kemi një grup punues të përbërë prej: Një Juristi, një eksperti të sigurimeve, një përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët në mënyrë vullnetare të na ndihmonin që ta gjejmë formën më të mirë të lehtësimit, të shtrejtimit të sigurimit por askush nga të lartcekurit nuk është lajmëruar.

E kështu ne do ta vazhdojmë punën vetë, por nën mbështetjen tuaj.

Pas disa takimeve që patëm me Guvernatorin e Bankës Qendrore z. Fehmi Mehmeti, ne morëm mbështetje që do ti qojmë përpara disa çështje të cila do ta lehtësojnë sado pak shtrenjtimin e sigurimit, kështu që ne po i përmendim disa prej tyre.

  1. Fillimisht do ta kemi një zbritje të lehtë, rreth 5%.
  2. Me nismën tonë, e ndihmën e z. Mehmeti, ne do ta ndryshojmë sistemin Bonus – Malus, gjë e cila do të jetë në të mirë të vozitësve, pra edhe nga kjo do të perfitojnë lehtësim shoferët që nuk shkaktojnë aksidente.
  3. Po ashtu pritet që sigurimi i veturës, të kaloj sikur sigurim personal, p.sh në rast aksidenti personi që e shkakton atë, ti bartet atij personalisht shtrenjtimi i sigurimit, e jo veturës. Këtu pritet të hyj edhe mundësia e blerjes së malusit, p.sh kur dikush shkakton aksident mund ta blejë malusin që bonusi të mos i zvogëlohet.
  4. Po ashtu, presim që shumë shpejtë ta kalojmë kufirin Kosovë- Maqedoni të Veriut, pa patur nevojë për karton të gjelbër.
  5. Edhe #diaspora jonë e dashur pritet që shumë shpejt të lirohet nga Kartoni i Gjelbër, pasi që pritet gjetja e një modaliteti për këtë çështje, në mënyrë që #Diaspora jonë të gjejë mbulesë siguruese brenda policave siguruese nga vendi i origjinës, e jo të ketë pagesë shtesë për sigurim veturash.
  6. Është duke u diskutuar edhe mundësia e pagesës së sigurimit, nëpërmjet kësteve.

Ne do të qojmë përpara edhe shumë çështje, për të cilat do të ju njoftojmë me kohë./arbresh.info/

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale