Ditë më parë është krijuar Bordi Mbikëqyrës për gjigantin metalurgjik “Trepça”, mirëpo u përfol shumë se anëtarët e përzgjedhur vinë nga radhët e partive politike.
Por kjo për Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka nuk duket të jetë problem përderisa këta persona mund të ndihmojnë që të kthejnë dinjitetin e Trepçës që ka pasur dikur.
Lluka në një intervistë dhënë portalit Arbresh.info, thotë së nuk ka qenë i inkuadruar në përzgjedhjen e anëtarëve të bordit, por thekson se është i angazhuar që gjiganti metalurgjik Trepça të dalë nga kjo gjendje.
“Si ministër nuk inkuadrohem në mënyra direkte për përzgjedhjen e bordeve dhe përfshirjen e tyre politike më herët, sepse ata janë përzgjedh nga komisioni përkatës dhe unë nuk inkuadrohem. Për ne është me rëndësi që të fillojë funksionalizimi siç duhet i Trepçës dhe besoj që ky bord di se si duhet të zhvillojë Trepçën”, ka thënë Lluka për Arbresh.info.
Ndërsa lidhur me emërimin e tre anëtarët e minoriteteve për anëtarë të bordit do të bëhet ditëve në vazhdim.
Ai shton së drejtori Ahmet Tmava nuk ka dhënë dorëheqje, por i ka skaduar afati për të qenë në krye të menaxhimit të Trepçës./V.Selimi
Ndiqeni të plotë intervistën:
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...