Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pasuri në vlerë mbi 1 milionë euro.
Ai në deklarimin e pasurisë në të bërë në Agjencinë kundër Korrupsionit në janar të këtij viti ka bërë të ditur se pasuria e tij arrin në saktësisht 1 milionë e 283 mijë euro, shkruan arbresh.info.
Kuçi ka një banesë në vlerë 168 mijë euro, një tjetër banesë në vlerë 72,800 euro, një tokë me shtëpi tjetër në vlerë 458 mijë euro, dhe një shtëpi ende ta papërfunduar në vlerë 85 mijë euro.
Ai ka deklaruar edhe një lokal afarist në vlerë 270 mijë euro, një tokë në vlerë 90 mijë euro, dhe një plaç në vlerë 50 mijë euro.

I pari i ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit posedon veturë të tipit Mercedes në vlerë 65 mijë euro, ndërsa fëmijët kanë një BMW në vlerë 25 mijë euro.
Ai është pronar edhe i dy kompanive, ‘NPN “Hidroterm” shpk’, dhe ‘Hidroterm BK-Doo’./arbresh.info/

Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...