Tashmë ish-ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, një ditë para largimit nga kjo pozitë ka vizituar Administratën Tatimore të Kosovës.
Në njoftimin e bërë publik sot nga ATK thuhet se Bislimi është takuar me menaxhmentin e ATK-së.

Ish- ministri i Financave ka falënderuar drejtorin e përgjithshëm të ATK-së, Ilir Murtezajn për bashkëpunimin.
“Ministri Bislimi falënderoj Drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së Ilir Murtezajn, si dhe gjithë stafin e ATK-së për bashkëpunimin e treguar në ecjen përpara të proceseve të punës, e veçanërisht për bashkëpunimin gjatë periudhës së pandemisë, për të cilën periudhë ai tha se ATK ka pasur një rol kyç, në mbështetje të implementimit të masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Bislimi ka shtuar gjithashtu se puna e ATK0së do të reflektoj në zhvillimin e vendit tonë./arbresh.info/
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Beris...
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...
“Ma nxori zemrën nga vendi“, fëmijë 9–10 vjeç në Kosovë përd...
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...