Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në Komisionin për Buxhet dhe Transfere ka bërë të ditur se presin që rënia ekonomike gjatë këtij vitit në Kosovë të jetë 3%.
Bajrami ka shtuar gjithashtu që vitin e ardhëm ngritja ekonomike do të arrij në 5%, shkruan arbresh.info.
“Këtë vit ne presim që të kemi rënie ekonomike prej -3% por presim që të ketë rritje në vitin 2021 prej 5% “, ka thënë ajo.
E ndaj kësaj ka reaguar anëtari i këtij komisioni, Bedri Hamza.
Ai ka kërkuar sqarim si mund të ketë rënie ekonomike 3% kur të hyrat do të bien deri ne 14%.
“Nëse thuhet se rënia ekonomike do të jetë -3 dhe të hyrat në buxhet do të jenë -13-14, ne shohim një diskrepancë. Ne duam të dimë se sa kanë qenë minuset deficitet me 30.06 edhe te pagat edhe transferet sociale”, ka thënë ai.
Kujtojmë që rënie më të madhe ekonomike se 3% ka parashikuar edhe Banka Qendrore e Kosovës dhe Banka Botërore./arbresh.info/
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...