Banka vendore ka vendosur që në shenjë solidarizimi me gjendjen e krijuar në Shqipëri pas tërmetit shkatërrues të heqë tarifën ndaj transfereve drejt shtetit amë.
Banka Ekonomike si e vetmja me kapital vendor mori këtë vendim pas interesimit të madh të qytetarëve nga Kosova që të dërgojnë ndihma financiare për familjet e prekura nga tërmeti, shkruan arbresh.info.
“Në shenjë solidarizimi me situatën e krijuar dje në Shqipëri, Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët e saj se nuk aplikon tarifa për të gjitha transferet me qëllime humanitare në llogarite zyrtare të shpallura nga Republika e Shqiperisë. Në këtë mënyre, shuma e mjeteve të dërguar si ndihmë në Shqiperi do të arrijë e plotë”, thuhet në njoftimin e Bankës Ekonomike./arbresh.info/
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.
Ivanka Trump viziton Edi Ramën në Kryeministri
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...
“Jo para për kriminelët”, Trump bllokon fondet federale për ...
Bashkimi i fortë për Pejën, e eliminon nga Kupa e Kosovës