Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës në mbledhjen e rregullt vendosi për 8 raste të ndryshme që kanë të bëjnë me çrregullimin e konkurrencës nga ndërmarrjet e ndryshme që operojnë në treg.
“Komisioni ë AKK-së mori konkluzion për fillimin e procedurave hetimore kundër furrtarëve të Komunës së Pejës dhe Shoqatës së zejtarëve, hoteleve dhe afaristëve të komunës së Pejës për ngritjen dhe fiksimin e çmimeve të bukës nga 0.30 euro ne 0.40 euro.
Pasi që hetuesit e AKK-së kishin monitoruar këtë treg javën e kaluar, në Komision, prezantuan faktet dhe argumentet e mbledhura nga shqyrtimi paraprak i hetimit se ka argumente të mjaftueshme që të fillojmë me inicimin e procedurave hetimore.
Bazuar në dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, gjatë shqyrtimit paraprak të situatës në tregun relevant, konstatojmë se nuk ka argumente për Fillimin e Procedurës Hetimore në sektorin e ofrimit të shërbimeve të floktarëve në Komunën e Lipjanit dhe ne Komunën e Mitrovices, për arsye se marrëveshja nuk është zbatuar.
Gjatë shqyrtimit paraprak të situatës në tregun relevant, bazuar në dispozita e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës. konstatojmë se nuk ka argumente për Fillimin e Procedurës Hetimore në sektorin e grumbullimit, përpunimin dhe shitjen e grurit në Kosovë. Ndërsa lëndët tjera bëhen publike mbasi qe palët t’i pranojnë”, ka njoftuar Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...