Është anuluar tenderi i Policisë së Kosovës për furnizim me goma të dimrit.
Kjo pasi Operatori Ekonomik i vetëm që kishte dërguar ofertën e kishte tejkaluar vlerën e parashikuar nga Autoriteti Kontraktues.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për anulim të aktivitit të prokurimit të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
“Oferta e pranuar është e papërgjegjshme dhe e ka tejkaluar vlerën e parashikuar nga AK”, thuhet saktësisht në njoftim.
Por aty nuk ceket vlera e as cila kompani kishte aplikuar për tenderin me titull “Furnizim me goma të reja të dimrit – Rikuotim”

Ndërsa në njoftimin për kontratë të bërë publik në dhjetor të 2019-es në KRPP thuhet se vlera parashikuar e kontratës ishte afër 8 mijë euro ose saktësisht 7.828,80 euro.
Ndërsa sasia ishte 7 artikuj.
Në të ishin bërë publike edhe kushtet e pjesëmarrjes ndërsa një nga kriteret për dhënie të kontratës ishte ofrimi I çmimit më të ulët.
Kujtojmë që mesi i nëntorit saktësisht 15 nëntori ishte data kur shoferët do të duhej të bënin ndërrimin e gomave të verës me ato të dimrit.
Policia e Kosovës kishte paralajmëruar gjoba për të gjithë ata që nuk respektojnë këtë zëvendësim. /arbresh.info/

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...