Ka kaluar një muaj e gjysmë që kur ka përfunduar afati për të gjithë zyrtarët e lartë publik për deklarimin e pasurisë.
Por, në faqen e Agjencisë kundër Korrupsion ende nuk janë publike të gjitha pasuritë, shkruan arbresh.info.
Madje aty është bërë e ditur vetëm pasuria e disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe disa zyrtarëve të tjerë.
Ndryshe, procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë ka filluar më 03.03.2020, por duke pasur parasysh situatën e krijuar me COVID-19, konform udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Qeverisë së Kosovës, AKK ka shtyrë afatin e deklarimit të pasurisë deri më 19.06.2020, duke ofruar mundësi dhe kohë të mjaftueshme për të gjithë zyrtarët e lartë publik për deklarimin e pasurisë.
AKK kishte njoftuar se nga 4721 të zyrtarëve të lartë publik që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 6 nuk e kishin deklaruar pasurinë me arsye, ndërsa 27 prej tyre nuk e kishin deklaruar pasurinë fare.
“Nga numri i përgjithshëm prej 4721 të zyrtarëve të lartë publik që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4625 zyrtarë të lartë publikë kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor, 63 zyrtarë të lartë publikë kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, 6 nga zyrtarët nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, ndërsa 27 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani”, thuhej në njoftimin e Agjencisë kundër Korrupsion.
arbresh.info ka raportuar për pasurinë e shumicës së zyrtarëve që tashmë AKK i ka bërë publike./arbresh.info/
Kjo është pasuri prej 2 milionë euro që Xhelal Sveçlës ia lanë prindërit
Blerim Kuçi me pasuri mbi 1 milion euro, vetëm veturën në vlerë 65 mijë euro
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës me pasuri mbi 300 mijë euro
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...