Ahmet Ismaili është zgjedhur guvernator i ri Bankës Qendrore të Kosovës, sonte me votim të fshehtë nga Kuvendi i Kosovës.
Në votim kanë marrë pjesë 61 deputetë të pozitës, ndërsa opozita nuk ishte prezente në seancë. Ahmet Ismaili mori 56, ndërsa Lulzim Ismaili 4 vota.
Ahmet Ismaili deri tani ishte drejtor menaxhues i Fondit për Efiçiencë të Energjisë, ndërkaq më herët ishte anëtar i Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe drejtor i Përgjithshëm i Thesarit të Shtetit./rtk
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Humbet Mallorca e Muriqit, rrezikon rënien nga La Liga
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...