Çdo ditë me dhjetëra aeroplanë fluturojnë dhe aterojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
E në vetëm tre muajt e parë të 2020-es, numri i fluturimeve në arritje dhe nisje ka shkuar mbi 1 mijë e 500, shkruan arbresh.info.
Saktësisht ky numër është 1,534 por rreth 200 fluturime më pak se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Numri i fluturimeve në tremujorin e parë të vitit 2020 është 1,534 në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2019) kemi ulje për 14%”, thuhet në “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për tremujorin e pare të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Aty thuhet gjithashtu se në periudhën janar-mars 2019, në këtë aeroport kishte 1,783 fluturime ndërsa një vit më herët në të njëjtën periudhë 1,560 fluturime.

Ndërsa numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 431 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2019) kemi ulje për 9.42%.
E në tre muajt e parë të 2018-es ky numër ishte 418 mijë.

Kujtojmë që tash e pothuajse dy muaj janë ndërprerë fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës si masë parandaluese për përhapjen e Covid 19.
Fluturime në arritje dhe nisje po realizohen vetëm për qytetarët që duan të kthehen ose të shkojnë në vendet e tyre e që kanë raste urgjente./arbresh.info/

Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...