Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Kuvendi rishikimin e buxhetit me procedura të përshpejtuara, për të sanuar pasojat ekonomike dhe shëndetësore që ka shkaktuar pandemia.
Ky projektligj do të jetë në shqyrtim të parë në vazhdimin e seancës së sotme.
Sidoqoftë, për trajtimin e projektligjit me procedura të përshpejtuara, kërkohet shmangie nga Rregullorja me votat e ⅔ e deputetëve të pranishëm, që nënkupton se nevojitet pajtueshmëri më e gjerë mes grupeve parlamentare në pozitë dhe atyre në opozitë.
Duke pasur parasysh situatën e ndjeshme me pandeminë është e domosdoshme që buxheti i rishikuar të jetë reflektim i qëndrimeve të të gjitha partive politike.
Si rezultat i këtij zhvillimi KDI kërkon nga koalicioni qeverisës të intensifikojë përpjekjet për gjetjen e një gjuhe të përbashkët me opozitën, duke marrë parasysh propozimet dhe kërkesat e tyre, në funksion të arritjes së pajtueshmërisë për kalimin e projektligjit për rishikimin e buxhetit.
KDI konsideron se një qasje bashkëpunuese mes qeverisë dhe opozitës e promovuar dhe e kultivuar nga qeveria, duhet të mbizotërojë në angazhimin e përbashkët për përballje me pandeminë dhe pasojat e saj.
Kurti kujton Masakrën e Rakovinës në përvjetorin e 27-të: Dh...
KQZ: Rinumërohen 1,500 vendvotime, procesi përfundon në 22 k...
Aksioni i dytë i policisë brenda ditës: Zbulohet arsenal arm...
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të sigur...
Kontraktorët dëmtojnë gypin, ndërpritet furnizimi me ujë në ...
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...