Është pezulluar përkohësisht greva e minatorëve të Trepçës.
Krejt ky vendim ka ardhur sot pas diskutimit me kryeshefin e Trepçës, Basri Ibrahimi.
Përfaqësuesi i punëtorëve, Gani Osmani për arbresh.info ka treguar se kanë marr këtë vendim pas zotimit të kryeshefit se pagat e tetorit do t’i dalin deri më 27 tetor.

“Dje edhe sot kemi mbajtur grevë tash kemi vendosur ta pezullojmë pasi morëm zotim nga kryeshefi se pagat do të na dalin deri më 27 tetor. Pasi vendi ynë s’ka Qeveri ne s’kem kujt tjetër ti drejtohemi”.
E nëse ky plan s’realizohet Eset Meha, minator thotë se greva do të funksionalizimet.

“Nëse s’na i qesin pagat atëherë na do të hyjmë ne grevë përsëri. Kemi kërkuar që të paguhen edhe 50 fëmijët e minatorëve të cilët janë duke punuar që 11 muaj pa paga.
Ne s’po kërkojmë asgjë më shumë përveç asaj që na takon. Jemi dhe ne kredit disa punëtorë dhe s’kemi me qa mi pagu ratat”.

Ndryshe kjo nuk është hera e parë që këta punëtorë janë duke mbajtur grevë.
Janë mbi një milion euro borxh ndaj këtyre punëtoreve./arbresh.info/

Ministri i Sportit pret në takim homologun turk para ndeshje...
Sylvinho para miqësores ndaj Ukrainës: Jemi të mërzitur, nuk...
Fisnik Asllani me postim emocionues para përballjes ndaj Tur...
Policia rrit prezencën, K9 në terren para ndeshjes Kosovë-Tu...
BBC: Kosova në eufori ndërsa ëndërron historinë e Kupës së B...
Arrestohet një person, dyshohet për vjedhje të rëndë në një ...