Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Italia kanë konfirmuar dy rastet e tyre të para të variantit të ri të coronavirusit, Omicron.
Sipas medieve të huaja, varianti ka detyruar disa vende të vendosin kufizime të tilla si ndalimet e udhëtimit në disa vende të Afrikës jugore.
Varianti Omicdron, për të cilin shkencëtarët thonë se ka një numër të lartë mutacionesh, u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut javën e kaluar.
Gjatë ditës së djeshme Belgjika regjistroi rastin e parë në Evropë me këtë variant.
Mutacionet në Omicron, mund të ndihmojnë virusin të shmangë përgjigjen imune të trupit dhe ta bëjë atë më të transmetueshëm, sipas shkencëtarëve. Mund të duhen javë për të ditur nëse vaksinat aktuale janë më pak efektive kundër variantit. /Telegrafi/
Arrestohet edhe një komisionere e VV-së për manipulim votash
Prokuroria e Prizrenit mban sot konferencë për media për aks...
Raportimet për mungesë vendesh në burgje pas aksionit në Pri...
Pranohet në prova intervista e Kilajt e dhënë për prokurorët...
Vengu: Në 2026 nis prodhimi i municioneve e dronëve `Made in...
Rama: Aktiviteti i Gjykatës Speciale në “Xhevdet Doda” u mba...