Varianti brazilian i Covid-19 po i ri-infekton njerëzit

00:23 | 3 Mars 2021

Varianti brazilian i koronavirusit është duke u përhapur shpejt në Britani të Madhe dhe mund të kapërcëje imunitetin nga infeksioni i të kaluarës, ka gjetur një studim i fundit.

Hulumtimi mbi variantin P1 në qytetin Brazilian të Manaus, ku u identifikua për herë të parë, zbuloi se ishte dy herë më i transmetueshëm se virusi origjinal, transmeton portali arbresh.info

Studimi thekson se mundësia e ri-infektimit nga varianti brazilian i koronavirusit është rreth 60 përqind.

Eksperëtët paralajmëruan se të dhënat nuk mund të parashikojnë se çfarë mund të ndodhë në Britani të Madhe pasi gjashtë lloje të tjera të infeksioneve u zbuluan gjatë muajit të kaluar.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha të martën se kërkimi ishte ngushtuar në 379 familje në jug-lindje të Anglisë.

Ai tha se nuk kishte “asnjë informacion” për të sugjeruar raste të mëtejshme të variantit brazilian në vend.

Një nga studiuesit kryesorë në studimin e Manaus tha se nuk kishte gjasa që lloji të përhapet shpejt në Britani duke pasur parasysh masat e kontrollit në vend.

“Ju duhen shumë prezantime të një virusi për të filluar një epidemi,” tha Prof Ester Sabin nga Universiteti i Sao Paulo, transmeton portali arbresh.info

Rasti i parë me virusin brazilian u shfaq në tetor të vitit 2020, ndërsa shkencëtarët u befasuan kur panë se Manuas kishte rritje të rasteve, pavarëisht se shumica e popullsisë e kishin kaluar Covid-19.

Ata besojnë se varianti i ri u shfaq në nëntor dhe shpejt u bë lloji dominant, duke zënë 87 përqind të të gjitha rasteve në Manaus brenda tetë javësh.

Varianti u zbulua të ishte deri në 2.2 herë më i transmetueshëm se llojet e tjerë të koronavirusit në qytet.

Dr Nuno Faria nga Imperial College London tha se nuk kishte asnjë provë që sugjeronte se vaksinat do të ishin joefektive kundër llojit brazilian.

“Ne e dimë se vaksinat janë efektive dhe ato mund të na mbrojnë nga infeksioni, sëmundja dhe vdekja,” tha Dr Faria. “Kjo është një periudhë për të qenë optimist për të ardhmen”.

“Sa më shumë që dimë për virusin, aq më mirë jemi në gjendje të mbrohemi nga ai”, shtoi ai./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara