Varg i gjatë njerëzish te IKSHPK-ja për testim për COVID-19

13:59 | 20 Janar 2022

Rritja e numrit të rasteve më covid-19, ka bërë që të shtohet numri i të interesuarve për tu testuar.

Ekipi i portalit Arbresh.info, ka vizituar hapësirat e IKSHPK-së, ku shihet reni i gjatë i qytetarëve të cilët po presin për tu testuar para tendës së vendosur në oborrin e QKUK-së.

Interesimi për tu testuar për virusin covid-19, pas rritjes së rastëve është rritur.

Kujtojmë, se vetëm dje kanë dal mbi dy mijë raste pozitive më këtë virus.

Gjatë ditës së sotme,Komitetit për shqyrtimin e masave anti-Covid ka mbajtur takim, ku janë propozuar masat e reja. Pa dhënë shumë detaje ministri Latifi ka treguar se është propozuar që lokalet të mbyllen në ora 22:00. Ato priten të hyjnë në fuqi sot ose nesër ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara