Google ADS

Si të parandalojmë pandemitë?! Bill Gates vjen me një teori të re

22:04 | 9 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Themeluesi i Microsoft dhe një ndër zërat më të fuqishëm për vaksinim kundër Covid-19, ka shkruar një libër në të cilin përshkruan “mësimet që mund të mësojmë” nga kjo pandemi.

Ai pohon se duke investuar në shëndetësi, vaksina dhe “mbikëqyrje globale të patogjenëve”, mund të parandalohet pandemia e radhës, transmeton portal arbresh.info

Gates ka publikuar disa pjesë nga libri i tij në blogun persona, ndërsa libri pritet që të dalë në shitje gjatë muajit maj.

Libri përshkruan “hapat konkretë që mund të ndërmarrim për të ndaluar pandemitë e ardhshme dhe, në këtë proces, për të ofruar kujdes më të mirë shëndetësor për të gjithë botën”.

Gates premtoi gjithashtu të informojë lexuesit për “bisedat e tij të rregullta me ekspertë të shëndetit publik si Anthony Fauci dhe Tedros Adana Gebrejesus” dhe të shpjegojë vizionin e tij për “vaksinat që mund të ndalojnë kulmin e pandemisë”.

Gates është një ndër zërat më të fuqishëm të vaksinimit, pasi sipas tij kjo është forma e vetme për të parandaluar sëmundjet.

Gjatë pandemisë së Covid 19, ai u bë një nga përkrahësit kryesorë në botë të vaksinimit, duke u shfaqur rregullisht në televizione për t’i bërë thirrje publikut që të vaksinohej.

Ai gjithashtu ka inkurajuar qeveritë ndërkombëtare që të përgatiten për pandemi tjera dhe për sulme biologjike.

Gjatë pandemisë së koronavirusit, Bill Gates ishte në shënjestër të shumë teorive konspirative, përfshirë edhe vendosjen e cipave për kontrollimin e njerëzve, megjithatë, ai e ka mohuar këtë, duke theksuar se “nuk ka asnjë lloj interesi në këtë gjë”.

Në librin që pritet të dalë në shitje në maj, Gates do të flasë edhe për arsyen se pse ai ishte objektivi i shumë teorive konspirative./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale