“Pandemia Covid-19 ka frenuar lejet e ndërtimit. Instituti i Statistikave raporton se në total në të gjithë vendin lejet e dhëna nga bashkitë për ndërtime të reja gjatë periudhës Korrik – Shtator arritën në 262, në rënie me 14.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.”
Por, në raport me tremujorin e kaluar që përkon me periudhën Prill – Qershor, kohë kur vendi ishte në karantinë ka një rritje të ndjeshme me 53 leje më shumë të miratuara.
Tirana kryeson listën me numrin më të lartë me 68 leje të dhëna sipas Instat edhe pse në krahasim me të njëjtën periudhë 2019-ës, ka thuajse një përgjysmim të tyre.
Qyteti bregdetar i Durrësit nga ana tjetër ka shënuar një rekord në lejet e dhëna nga bashkia me 49 të tilla në total. Kjo rritje e fortë e lejeve të miratuara për ndërtime të reja në Durrës lidhet kryesisht edhe me procesin e rindërtimit, i cili ka nisur tashmë zbatimin në zonat e prekura nga tërmeti.
Paralelisht me uljen e numrit të lejeve, rënie ka pësuar edhe sipërfaqja e dhënë për ndërtesa të reja, teksa vlera e përafërt e lejeve të miratuara në tremujorin e tretë arriti vlerën e rreth 19.5 miliardë lekëve apo 157.5 milionë euro.
Pjesa më e madhe e lejeve janë dhënë për ndërtesa banimi kryesisht për banesa njëkatëshe dhe dykatëshe, si dhe për ndërtesa të tjera për qëllime tregtare apo objekte të tjera për zyra.
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...