Së shpejti në treg del edhe vaksina franceze kundër koronavirusit

01:17 | 20 Tetor 2021

Vaksina franceze kundër koronavirusit, e quajtur “Valneva”, për të cilën Mbretëria e Bashkuar anuloi porosinë e një doze prej 100 milionë muajin e kaluar, ka një efekt të mirë në përgatitjen e sistemit imunitar për luftën kundër koronavirusit, tregojnë rezultatet e fazës së tretë të studimit.

Mostrat e gjakut të vullnetarëve që morrën këtë vaksinë treguan se ata kishin fituar një nivel të lartë të antitrupave neutralizues kundër koronavirusit, transmeton portal arbresh.info

Kompania farmaceutike franceze Valneva tha se vaksina kishte një “normë serokonversioni të neutralizimit të antitrupave mbi 95 përqind” dhe se nuk kishte raste serioze të efekteve anësore gjatë testimit të parë.

Studiuesi kryesor, Profesor Adam Finn nga Universiteti i Bristol, tha se rezultatet, të ndara në deklaratën për shtyp, ishin “mbresëlënëse dhe jashtëzakonisht inkurajuese”.

“Këto rezultate tregojnë se kjo vaksinë është në rrugën e duhur për të luajtur një rol të rëndësishëm në kapërcimin e pandemisë”, tha ai.

Valneva shpreson që fillimisht të miratojë dozën për njerëzit midis moshës 18 dhe 55 vjeç, bazuar në grupmoshën e njerëzve në studim.

Kompania njoftoi se ka filluar procesin e miratimit të vaksinës me rregullatorin shëndetësor britanik dhe se është duke u përgatitur për të paraqitur një kërkesë në Agjencinë Europiane të Barnave./Reuters/ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara