Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion

07:38 | 21 Prill 2026
E.H

Kryetari i parlamentit të Iranit ka sulmuar presidentin amerikan, Donald Trumpi, duke thënë se Teherani nuk pranon kërcënime.

“Trump, duke imponuar një rrethim dhe duke shkelur armëpushimin, kërkon ta shndërrojë këtë tryezë negociatash – në imagjinatën e tij – në një tryezë dorëzimi ose për të justifikuar luftënxitjen e re”, tha Mohammad-Bagher Ghalibaf, një negociator kyç për Iranin.

“Ne nuk pranojmë negociata nën hijen e kërcënimeve dhe, në dy javët e fundit, jemi përgatitur të zbulojmë karta të reja në fushën e betejës”, shtoi ai në një postim në X.

Kjo vjen në një kohë kur SHBA-të dhe Irani kanë dërguar sinjale të përziera rreth raundit të dytë të propozuar të bisedimeve në Islamabad.

Shpërndaje në rrjete sociale