Kosova sikurse edhe vendet tjera të botës është duke vazhduar përpalljen me pandeminë COVID-19.
Javëve të fundit në vendin tonë, kemi pasur një ulje të rasteve të pacientëve të infektuar me këtë virus, e po ashtu edhe ulje të rasteve të vdekjes.
Por, pavarësisht këtij normalizimi të lehtë të situatës epidemiologjike, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ende mbeten në fuqi disa nga masat për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, siç është bartja e maskës.

Mos bartja e maskës nga qytetarët dhe mos respektimi i disa masave tjera mund të pasoj me ndëshkim me gjobë, kjo sipas Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë.
Zëdhënësi i MSh-së, Faik Hoti ka publikuar një video, ku tregohet me shembuj se sa mund të dënohet një qytetarë për mos respektim të masave antiCOVID.

“Mos respektimi i distancës dhe mos mbajtja e maskës gjobitet me 35 euro. Nëse qytetari i infektuar tenton ose qarkullon jashtë izolimit dënohet me 500 euro gjobë. Me 500 euro dënohet edhe ai qytetar i cili refuzon mjekimin dhe karantinimin kur hyn në Kosovë”, thuhet në këtë video.
Ndryshe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një intervistë për Telegrafin ka thënë se pavarësisht uljes së rasteve, janë duke i bërë përgatitjet e duhura për fazën e vjeshtës dhe dimrit për të parandaluar infektimin me COVID-19./arbresh.info/
https://www.facebook.com/faik.hoti.14/videos/10158777507135816/?t=3
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...