Edhe pse jemi pranë vaksinës, Covid-19 do të na shoqërojë gjatë pjesës më të madhe ose gjatë të gjithë vitit 2021 dhe “me gjasë përtej kësaj”, tha ish-drejtori i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të mërkurën.
Dr. Tom Frieden, drejtori ekzekutiv i “Resolve to Save Lives”, tha se njerëzit e moshuar dhe ata me probleme shëndetësore do të vazhdojnë të jenë në rrezik të lartë për sëmundje të rënda ose vdekje nga Covid-19, edhe nëse miratohet një vaksinë e efektshme.
E quajnë Korona, nëna e 5 fëmijëve tregon tmerrin që po përjeton çdo ditë
“Unë mendoj se do të ishte një qasje e gabuar për të menduar se nëse thjesht i vaksinojmë njerëzit, ata do të jenë mirë, “tha Frieden.
“Pra, një vaksinë është me të vërtetë e rëndësishme dhe lajmet janë shumë inkurajuese. Por vaksinimi nuk nënkupton një fund si në përralla.”, shtoi ai.
Sidoqoftë, Frieden tha se plani pandemik i prezantuar nga ekipi i Presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden është inkurajues./lexo/
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...