Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është mbledhur sot në mënyrë elektronike (virtuale), nën drejtimin e kryetares Vjosa Osmani.
Në këtë mbledhje, Kryesia shqyrtoi propozimin e deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.
Pas diskutimeve, Kryesia vendosi që formimi i këtij komisioni të jetë pikë e rendit të ditës në seancën e të premtes, 14 gusht 2020.
Sipas vendimit të seancës së datës 7 gusht, pikë e parë rendit të ditës së seancës së të premtes, do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.
Po ashtu, seanca do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.
Në vazhdim të mbledhjes së sotme, Kryesia u njoh me ecurinë e punimeve të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, të zhvilluar gjatë muajit qershor të këtij viti dhe për herë të parë të kryesuar nga Kosova.
Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj./arbresh.info
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor