Moderatori Saimir Kodra pohoi para disa ditësh se ishte infektuar me koronavirus gjatë emisionit të përditshëm investigativ “Stop”.
“Dua t’ju tregoj se kam bërë analizën sierologjike dhe doli se unë e isha infektuar nga koronavirusi, por e kam kaluar atë. madje që në janar”, pohoi Kodra. Ndërsa ditën e sotme, tha se deklarata e tij ishte një apel për qeverinë që të bëjë më shumë testime.
Duke u bazuar tek fjalët e ekspertëve, Kodra tha se ky virus ka qarkulluar që në shtator të vitit të kaluar.
“Ishte një apel indirekt për të bërë testime. Kjo nuk është për panik, por kjo ka qarkulluar dhe më parë ky grip. Disa ekspertë thonë që ka qarkulluar që në shtator të vitit të kaluar”, tha Kodra në emisionin “Stop”.
Moderatori Kodra nuk sqaroi se si ishte prekur nga koronavirusi.
Ndërkohë, analiza serologjike është një analizë që nxjerr nëse një person ka qenë ose është i prekur nga koronavirusi, kur është prekur, a e ka kaluar përfundimisht atë dhe a ka krijuar trup antitrupa të cilët kanë luftuar koronavirusin dhe vlejnë për ta luftuar edhe në të ardhmen. Një analizë e tillë kushton rreth 50 euro. /noa.al/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...