Shqipëria është në një situatë kritike përsa i përket përhapjes së Covid-19.
Në dy javët e fundit, rastet e infektuara janë rritur shumë duke e çuar në 254 numrin e banorëve të prekur me Sars Cov 2 për çdo 100 mijë banorë. Sipas Prof. Dr. Andi Koraqit, anëtar i komitetit teknik të ekspertëve, Shqipëria me këto shifra është afër pikut të pandemisë në këtë valë të dytë.
Ende nuk janë parë efektet e vendimeve për mbajtjen e maskave edhe në ambient të hapur apo karantina nga ora 22:00 deri në orën 6 të mëngjesit. Por nëse Covid-19 përhapet me këto ritme është gati skenari tjetër që ka të bëjë jo vetëm me kufizim orari më tej , por edhe ndalimin e lëvizjeve të qytetarëve nga një qytet në tjetrin.
Çdo 24 orë raportohen 600 deri në 700 raste të reja të infektuar me Covid. Organizata Botërore e Shëndetësisë vijon të bëjë thirrje për më shume vëmendje pasi muaj të vështirë na presin./TCH
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...