Deputeti socialist, Anastas Angjeli është infektuar nga koronavirusi.
Angjeli është vetëkarantinuar, ndërsa mësohet se ka simpatoma të lehta virusi. Ai ka rezultuar pozitiv pas testimit që ka bërë ditën e sotme.
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot shifra rekord me të infektuar ditorë. Në 24 orët e fundit, në vendin tonë u konfirmuan 319 raste të reja me COVID-19 dhe tre viktima.
Situata vijon të përkeqësohet, ndërsa qeveria ka njoftuar se nga dita e hënë nis zbatimi i masave të para kufizuese, duke mbyllur universitetet dhe konvitet, ndërsa po shqyrtohet mbyllja pjesërisht e lokaleve dhe restoranteve në zonën e ish-bllokut, në Tiranë.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...