
Foods from different food groups --- Image by © Peter Reali/Corbis
Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci, tha se inspektorët janë aktivizuar që nga fillimi i pandemisë për të bërë mbikëqyrjen e zbatimit të masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit nga bizneset.
Ai tha se ky institucion është një hallkë e zinxhirit që po lufton me pandeminë në këtë drejtim.
Po ashtu, Gjinovci tregoi se koronavirusi nuk transportohet përmes ushqimit duke iu referuar të dhënave nga institute botërore.
“Ne iu referohemi argumenteve nga institucionet botërore. Ushqimi nuk konsiderohet si bartës i virusit, por masat higjienike duhet zbatuar dhe janë të rekomanduara. Roli i agjencisë së ushqimit është që të ofrojë shërbime të sigurta dhe të vëzhgojë sa po zbatohet higjiena”.
Inspektorët kontrollojnë edhe procesin e varrimit të personave me Covid-19.
“Edhe në këtë drejtim i koordinojmë aktivitet edhe me ata inspektorë komunalë që i kryejnë këto obligime. Mbikëqyret nëse zbatohet distanca dhe aplikimi i masave mbrojtëse e pjesëtarëve që marrin pjesë”.
Problemi me bukëshitësit që s’tregohen të përgjegjshëm derisa ofrojnë bukët te konsumatorët derisa prekin paratë njëkohësisht me to, Gjinovci tha se edhe kjo shikohet nga inspektorët.
Gjinovci tha se deri më tani janë gjobitur 132 subjekte afariste dhe se janë dhënë vërejtje dhe rekomandime mbi veprimet që duhet të parandalojnë përhapjen e virusit./medial/
PDK: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize ...
Sekuestrohen mbi 5 kg marihuanë në Fushë Kosovë, arrestohet ...
Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk...
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...