Varianti “Lambda” i njohur për shkencëtarët si C.37 u identifikua për herë të parë në Peru që në dhjetor të 2020. Nga ajo kohë ai është bërë varianti dominant në vendin e Amerikës së Jugut ku përbën më shumë se 80% të infeksioneve të reja. Tashmë është zbuluar në të paktën 30 vende, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar.
Por, a duhet të shqetësohemi?
Organizata Botërore e Shëndetësisë e njohu zyrtarisht variantin Lambda si një mutacion në 14 qershor. Ekspertët janë të shqetësuar se ky mutacion “i pazakontë” mund të jetë rezistent ndaj vaksinave.
Një studim në Universitetin e Santiagos në Kili shqyrtoi efektin e Lambda tek personat që kishin marrë dy doza të vaksinës kineze CoronaVac. Rezultoi se Lambda është më infektues se variantet Gamma dhe Alpha dhe ishte i aftë t’u shpëtonte antitrupave të prodhuar nga vaksinat.
Jeff Barrett, drejtor i Iniciativës së Gjenomikës COVID-19 në Institutin Ëellcome Sanger në Mbretërinë e Bashkuar tha se ky ishte një grup mutacionesh mjaft i pazakontë.
“Lambda ka një model unik prej 7 mutacionesh në proteinën Spaike që virusi përdor për të infektuar qelizat njerëzore” – shkruan Financial Times.
Pablo Tsukayama, një mjek i mikrobiologjisë molekulare në Universitetin Lay’s Cayetano Heredia tha se varianti Lambda po përhapet më shpejt sesa variantet e mëparshme.
Të tjera studime thonë se përveçse më infektues, varianti Lambda mund të jetë edhe më vdekjeprurës së Delta, mutacioni indian i Covid./lapsi/
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...