Çekia nxit punëtorët publikë për vaksinim me një “dhuratë” të veçantë

10:58 | 30 Korrik 2021

Punëtorët e sektorit publik në Çeki që janë vaksinuar kundër Covid-19 do të kenë dy ditë pushimi shtesë si masë nxitëse për vaksinim të një pjese sa më të madhe të popullsisë.

“Qëllimi është që të kemi vaksinim maksimal, që ta mbrojmë veten kundër infektimit nga jashtë”, tha Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis, përderisa e bëri të ditur masën e re të premten.

Nga popullsia prej 10.7 milionë banorësh, Çekia deri më tani ka vaksinuar plotësisht 4.74 milionë njerëz. Megjithatë, qeveria beson se kjo shifër nuk është e mjaftueshme, duke i marrë parasysh 1.7 milionë infektimet dhe mbi 30.000 vdekjet e shkaktuara deri më tani që nga fillimi i pandemisë.

Kryeministri Babis tha se punëtorët qeveritarë do të mund t’i shfrytëzojnë dy ditët e pushimit në çfarëdo periudhe para fundit të këtij viti, duke i siguruar qytetarët se kjo masë nuk do të jetë barrë për buxhetin e shtetit, shkruan RT.

Ai u bëri thirrje edhe autoriteteve rajonale që ta ndjekin shembullin e qeverisë qendrore dhe të marrin vendim për pushim shtesë për ata që vaksinohen për ta nxitur marrjen e vaksinës nga sa më shumë njerëz./express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara