79 pacientë me koronavirus po trajtohen aktualisht në Spitalin e Pejës.
Nga ky numër i pacientëve 62 janë në oksigjenoterapi, teksa 16 në gjendje të rëndë.
Postimi i plotë:
12 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19.
79 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 62 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 210 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
288 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,053 analiza, ndërsa janë kryer 14 operacione./arbresh.info/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...