Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka siguruar maskat mbrojtëse për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës.
Për kontraten “Procedurë e negociuar për blerjen e maskave mbrojtëse për nxënësit e Republikës së Kosovës në kushte pandemie”, janë ndarë 70 mijë euro.

Bazuar në kontraten e publikuar nga Prokurimi, kontrata ka kushtuar 70 mijë euro.
Tutje, bëhet me dije se tenderi i është dhënë operatorit ekonomik “Yoobopo” Sh.P.K, dhe se kohëzgjatja e tenderit është bërë për 12 muaj.

Vlen të përmendim faktin se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shënuar 54 raste të reja me Covid19./ Arbresh.info/
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...