Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se janë regjistruar 2,943 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 11,563 mostrave.
Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 25.45 përqind.
Autoritetet shëndetësore sot kanë njoftuar edhe se 317 persona janë shëruar derisa 12,396 persona janë ende aktivë në koronavirus.
Sa i përket vaksinimit, autoritetet kanë administruar edhe 4,467 doza të reja të vaksinës kundër koronavirusit.
Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 799,939 persona apo rreth 44 përqind.
Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar.
Prej atëherë janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës.
Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.
Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë.
Qeveria e Kosovës pritet të miratojë masa të reja për luftim të pandemisë së koronavirusit, pas rritjes së numrit të rasteve të infektimit në këtë shtet./rtk/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...