Gjendja me koronavirus në Kosovë po vazhdon të jetë e rënduar çdo ditë e më shumë.
Vendi ynë numëron gjithsej 44 mijë e 442 raste me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, nga 156 mijë e 982 persona të dyshuar.
Sa i përket vdekjeve, numri nuk është edhe aq i vogël, pasi betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur plotë një mijë e 148 persona.
Po ashtu, numri i të shëruarve deri më sot ka arritur në 31 mijë e 041, pasi vetëm gjatë 24 orëve të fundit, u shëruan gjithsej 884 pacientë.
Me virusin janë duke luftuar mijëra qytetarë, ndërkohë janë plotë 12 mijë e 253 raste aktive.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u regjistruan 561 raste të reja, ndërsa u shënuan 11 raste të vdekjes. /Gazeta Sinjali/
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...