Vendet e Bashkimit Evropian duhet të qartësojnë se si do të përdorin marrëveshjen e përbashkët të mbrojtjes dhe të forcojnë vizionin e tyre operacional, në vend që të shpenzojnë para vetëm për mbrojtjen, tha një zyrtar i lartë ushtarak i BE-së, gjenerali Robert Brieger.
Briger, i cili është kreu i Komitetit Ushtarak të BE-së dhe këshilltari kryesor ushtarak i kreut të diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, paralajmëroi në një intervistë për Euractiv për opsionet evropiane të papërdorura në lidhje me dislokimin e ushtarëve ose forcimin e ndihmës reciproke në rast konflikti.
Duke folur për dokumentin e shumëpritur për të ardhmen e mbrojtjes evropiane, ai tha se pritshmëritë kanë të bëjnë kryesisht me zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive mbrojtëse, me një qasje të koordinuar dhe bashkëpunuese për këtë çështje.
“Zhvillimi i aftësive të mbrojtjes duhet të marrë parasysh atë që i nevojitet ushtrisë. Kjo do të thotë se ne shpresojmë të nxjerrim mësime, veçanërisht nga lufta në Ukrainë, por gjithashtu të konsiderojmë prodhimin industrial në sektorin e mbrojtjes si përparësi,” vuri në dukje Briger.
Sipas tij, përvoja në Ukrainë ka treguar se zhvillimi i mbrojtjes ajrore dhe dronëve është i një rëndësie të madhe.
“Përveç kësaj, prioritet është mbrojtja e infrastrukturës kritike nënujore, si dhe forcimi i kapaciteteve prodhuese të municioneve artilerie. Gjithashtu, kemi nevojë për një sasi të mjaftueshme armësh konvencionale, fuqi punëtore dhe logjistikë”, theksoi zyrtari./abcnews.al
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...
Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëz...
KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tj...
Policia: 18 vrasje në vitin 2025, afro 113 milionë euro aset...