Drejtori evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka vizituar spitalet e dëmtuara dhe ka folur me stafin mjekësor në qytetin e Dnipros.
Hans Kluge tha se ishte i pikëlluar dhe i indinjuar nga sulmet ruse ndaj objekteve mjekësore, duke i etiketuar ato një “shkelje shumë të qartë të ligjit ndërkombëtar”.
Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar infrastrukturën civile, por spitalet në të gjithë Ukrainën janë dëmtuar ose shkatërruar nga sulmet përfshirë një maternitet në Zaporizhzhia dje.
Gjatë vizitës së Kluge në Dnipro, në Ukrainën qendrore, ai i dhuroi një gjenerator të energjisë elektrike një spitali i cili po funksiononte në errësirë pasi u granatua.
Zyrtari i OBSH-së tha se të paktën 700 objekte mjekësore ishin shënjestruar në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit.
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...