Zyrtarët ushtarakë turq dhe amerikanë janë pajtuar për formimin e një Qendre të Përbashkët Operacionale në Turqi për vendosjen e zonës së sigurt në veri të Sirisë, të koordinuar dhe menaxhuar bashkërisht, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bisedimet mes zyrtarëve të të dyja vendeve të cilat u zhvilluan mes datave 5-7 gusht, kanë përfunduar.
Në bisedimet është arritur marrëveshje që masat që do të merren në fazë të parë për eliminimin e shqetësimeve të sigurisë së Turqisë të zbatohen sa më shpejt, në këtë kuadër në një kohë sa më të shpejt të krijohet edhe Qendra e Përbashkët Operacionale në Turqi për vendosjen e zonës së sigurt në veri të Sirisë, të koordinuar dhe menaxhuar bashkërisht.
Zyrtarët ushtarakë turq dhe amerikanë gjithashtu kanë rënë dakord që zona e sigurt të jetë një korridor i paqes dhe të merren të gjitha llojet e hapave shtesë që sirianë të zhvendosur të kthehen në vendet e tyre.
Turqia pret formimin e një zone të sigurt prej 32 kilometrash në veri të Sirisë dhe ka theksuar se dëshiron që grupi YPG/PKK të pastrohet në rajon.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...