Zyrtarët iranianë i mohuan raportet për një shpërthim në perëndim të Teheranit – i fundit në vazhdën e disa shpërthimeve misterioze që kanë goditur këtë vend në javët e fundit.
Përdoruesit e mediave sociale thanë se kanë dëgjuar shpërthime pranë qyteteve Garmdareh dhe Kods, raportuan mediat shtetërore.
Nuk është e qartë se kur kanë ndodhur ato.
Lokacione të rëndësishme, përfshirë objekte bërthamore dhe rafineri të naftës, janë dëmtuar në incidentet e fundit.
Ditë më parë, Organizata për Energji Bërthamore e Iranit ka konfirmuar shpërthimin e një zjarri në centralin bërthamor Natanz.
Incidenti raportohet se ka frenuar programin bërthamor të Iranit.
Sipas raporteve të agjencisë shtetërore të lajmeve IRIB, postimet për incidentin e fundit kanë filluar të qarkullojnë në internet rreth mesnatës së kaluar.
Guvernatorja e Kodsit, Leila Vaseghi, tha për agjencinë e lajmeve IRNA, të udhëhequr nga qeveria, se ka pasur ndërprerje të shkurtër të energjisë elektrike në qytet, porse ajo ishte e lidhur me një spital.
Kryetari i Garmdarehut tha se tingulli i dëgjuar në këtë qytet ishte nga një “shpërthim në një fabrikë që prodhon cilindra gazi”.
Që nga fundi i qershorit ka pasur disa zjarre ose shpërthime të pashpjegueshme në lokacionet e ndjeshme në Iran:
26 qershor: Shpërthim në një objekt të prodhimit të karburantit të lëngshëm për raketa balistike në Khojir, afër Teheranit; zjarr në termocentralin në Shiraz.
30 qershor: Shpërthim në një klinikë mjekësore në Teheran; 19 persona humbën jetën.
2 korrik: Shpërthim dhe zjarr në lokacionin bërthamor në Natanz.
3 korrik: Zjarr i madh në Shiraz.
4 korrik: Shpërthim dhe zjarr në termocentralin në Ahvaz; rrjedhje e gazit të klorit në fabrikën petrokimike Karoun në Mahshahr./REL/
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...