Zyrtarisht UEFA ka shtyrë ndeshja mes Izraelit dhe Zvicrës, e planifikuar të zhvillohej të enjten më 12 tetor.
Për shkak të situatës në Izrael, UEFA vendosi të shtyjë të gjitha ndeshjet që është dashur të zhvillohen në këtë vend në javët e ardhshme.
Ndërkohë UEFA nuk ka vendosur ende për ndeshjen e 15 tetorit mes Kosovës dhe Izraelit.
“UEFA do të pres edhe disa ditë për të vlerësuar nëse ndeshja Kosova – Izraeli mund të zhvillohet më 15 tetor apo duhet të shtyhet”.
In light of the current security situation in Israel, UEFA has decided to postpone several matches scheduled to be played in the country.
New dates will be confirmed in due course. More details: ⬇️
— UEFA (@UEFA) October 8, 2023
“UEFA do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe do të qëndrojë në kontakt me të gjitha ekipet e përfshira përpara se të marrë vendime për datat e reja”, ka njoftuar UEFA.
Izraeli është në gjendje lufte pasi Hamasi ka sulmuar disa qytetet në ditët e fundit ku numri i viktimave në të dyja anët është mbi 1 mijë. /Telegrafi/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...