Ambasada e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se jep bursa për studentët e huaj, të cilët janë të shkëlqyeshëm në mësime.
Përmes Komisionit Federal për Bursa për Studentë të Huaj (FCS), Konfederata Zvicerane jep bursa të ndryshme pasuniversitare për studiues të huaj.
Bursat janë të destinuara për studimet në doktoraturë si dhe pas doktorature në universitetet zvicerane, institutet federale të teknologjisë dhe universitetet e shkencave të aplikuara.
Në këto bursa nuk hyjnë ato për studime në Bachelor ose Master.
Kriteret e pranueshmërisë, informacioni mbi procedurën e aplikimit, adresat e kontaktit dhe informacione të mëtejshme mund të gjenden në secilin vend në faqen e internetit të Komisionit Federal për Bursa për Studentë të Huaj (FCS).
Afati i paraqitjes në Ambasadën e Zvicrës në Maqedoninë Veriore është 15 nëntori 2019.
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...