Të mërkurën Zonja e Parë Jill Biden iu nënshtrua procedurave për heqjen e një shenje kanceroze mbi syrin e djathtë dhe një shenje në gjoks.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se kirurgët gjithashtu po ekzaminojnë një shenjë në qepallën e majtë të zonjës Biden.
Dr. Kevin O’Connor, mjeku i presidentit, tha se ekzaminimet treguan se shenja mbi syrin e majtë të zonjës Biden dhe shenja tjetër e sapo zbuluar në gjoksin e saj, ishin karcinoma të qelizave bazë, ose kancer i lëkurës.
Shenja në syrin e djathtë u hoq plotësisht dhe ishte dërguar për ekzaminim, shkruan euronews.al
Zonja e Parë Jill Biden u operua në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed në Bethesda të Merilendit, ndërsa Presidenti Biden e shoqëronte atë.
Mjeku presidencial, O’Connor, tha se zonja e parë kishte pak ënjtje dhe mavijosje në fytyrë por ishte në gjendje të mirë shpirtërore, ndërsa do të kthehet në mbrëmje në Shtëpinë e Bardhë.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...