Zjarret nuk kanë kursyer as Italinë, e cila është përfshirë nga flakët në disa zona në vend.
Mbrëmjen e djeshme ka shpërthyer gjithashtu një zjarr i madh në zonën e arbëreshëve, Piana degli Albanesi, në Strasatto.
La Republica bën me dije se nga zona e arbëreshëve janë evakuuar 100 banorë me ndihmën e zjarrëfikësve.
“Ky është një zjarr unik. Ne jemi organizuar masivisht dhe disa punëtorë u plagosën gjatë shuarjes së flakëve”, thonë punonjësit, ndërsa ka ndërhyrje të tjera ajrore në zonën përreth.
Shërbimet e zjarrit dhe pyjeve shuan zjarret që kërcënojnë tre fshatra në ishullin italian të Sicilisë, Piana degli Albanesi, Strasatto Altofonte dhe San Giuseppe Jato.
Siçilia Lindore po digjet gjithashtu, në Catania një zjarr i madh ka rënë në periferi të qytetit, midis Fossa della creta dhe Palermos. Flakët janë përhapur shumë dhe trafiku është bllokuar si masë paraprake./oranews
IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulët
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...