Zjarre të mëdha janë përhapur në vendpushimet malore në veri të New Mexico, kur nga flakët është përfshirë një enklavë vilash shumëmilionëshe në Kaliforninë jugore.
Banorët janë duke u evakuuar nga rreth 900 shtëpi në Kaliforninë bregdetare dhe një zjarrfikës u plagos në një zjarr që përfshiu rreth 81 hektarë tokë në Niguel Lagoon të mërkurën, thanë zyrtarët e Orange County, transmeton portal arbresh.info
Ndërkohë në New Mexico, më shumë se 300 shtëpi dhe ndërtesa të tjera janë shkatërruar nga zjarret pyjore që kanë shpërthyer që nga fillimi i muajit të kaluar.
Ndërsa era perëndimore u intensifikua të enjten, zjarrfikësit ngritën sisteme spërkatës për të shpëtuar fermat dhe shtëpitë rreth 24 milje në jug të Angel Fire, një vendpushim skish.
Zjarrfikësit lokalizuan zjarrin për të parandaluar që ai të përfshijë zonën Taos, e njohur për komunitetin indian të listuar në UNESCO.
Zjarri pyjor, i cili mund të bëhet më i madhi në historinë e New Mexico dogji më shumë se 105,141 hektarë, ose rreth dy të tretat e madhësisë së Londrës./arbresh.info/
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...