Zjarrfikësit kanë arritur që ta ndalojnë përhapjen e zjarrit të madh në pyjet pranë Berlinit,. mirëpo kanë paralajmëruar se rreziku nga flakët nuk kishte përfunduar ende.
“Situata nuk është qetësuar ende” ka thënë për agjencinë e lajmeve “DPA” një zëdhënës i ministrisë së brendshme të shtetit Brandenburg, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, mirëpo autoritetet kanë bërë të ditur se “të gjitha indikacionet” tani sugjerojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga faktori njeri, ka raportuar Deutsche Welle.
Si pasojë e zjarrit, rreth 600 persona u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në afërsi të kryeqytetit gjerman gjersa zjarrfikësit ishin duke e luftuar flakën me ujë nga helikopterët.
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...
Trump shpall armëpushim tre-ditor midis Ukrainës dhe Rusisë
Abdixhiku: LDK-ja ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të sa...
Fundjavë me diell dhe vranësira të pjesshme
Sistemi i hyrje-daljeve në RMV jashtë funksionit, krijohen k...