Temperaturat nën zero dhe thellimi siberian nuk i kanë frenuar vendasit e as turistët aventurierë nga zhytja në ujërat e akullta të qytetit verior kinez të Harbinit.
Rreth 400 entuziastë nga 34 grupe amatorësh kinezë e të huaj sfiduan ngricën për të marrë pjesë në konkursin e zhvilluar në njërin prej qyteteve më të ftohta të vendit.
Noti i dimrit, siç njihet në Kinë, shijohet në mbarë veriun e vendit, sidomos nga moshat e mesme e madje dhe ato të thyera, që besojnë se i bën mirë shëndetit.
“Unë vij nga qyteti fqinj i Dakinit, ku nuk ka ujë të rrjedhshëm. Mbushem me energji kur notoj në ujë që rrjedh. Jam tejet i entuziasmuar, ndihem shkëlqyeshëm”, tha Yu Dongbo, 51 vjeç.
“Noti i dimrit është një sfidë. Ky aktivitet të shton besimin te vetja se mund të kapërcesh çdo vështirësi. Dhe nuk është çudi që numri i notarëve dimërorë sa vjen e shtohet. Të ndihmon humorin e mbi të gjitha të forcon trupin”, tha Ao Neng, 53 vjeç.
Gara e notit është pjesë e festivalit të përvitshëm të akullit dhe dëborës në Harbin, i cili çelet më 5 janar e zgjat deri më 25 shkurt.
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...